E hënë, 28 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Panariti: Politika të heqë dorë nga përdorimi i snajperëve

Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti i bëri thirrje politikës shqiptare që të mos përdorë më deputetët që nuk i binden partisë për të prishur marrëveshje në momentet e fundit.

Reklamë

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Panariti tha se të gjithë i njohin mirë dëmet që vijnë nga kjo metodë.

“Politika nga të dy anët, të heqë dorë nga “përdorimi” i “snajperëve” me mandate, për puçe kushtetues. Në politikën botërore, njihet mirë termi “snajper” ose “franc tireurs”. I ka provuar “hidhur” politika Evropiane dhe botërore, në shumë raste! Faktori ndërkombëtar, i njeh mirë dëmet që shkaktojnë dhe kostot e riparimit të tyre. Snajperët janë deputetë apo grup deputetësh të cilët nuk ju binden vendimeve të partive dhe godasin atëhere kur nuk pritet (snajper) duke prishur marrëveshje dhe kompromise politike të arritura ne shumë mund. Në Shqipëri “snajperizmi politik” rrezikon të kthehet në formë ekstreme të mercenarizmit politik. Nëse nuk ndalen, dëmet do të jenë të mëdha dhe kosto për vendin.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë