Subscribe

LSI i kërkon opozitës te mos bllokoje reformën ne drejtësi dhe te heqë dore nga ultimatumet. Nga Korça, ministri i bujqësisë, Edmond Panariti u shpreh edhe kundre kërkesës per qeveri teknike, pasi sipas tij shqiptaret kane aktualisht një qeveri legjitime.

 

“Unë e konsideroj protestën e opozitës krejtësisht te drejte, per sa kohe i përmbushet standardeve demokratike, nuk përmban ultimatume. Ata qe janë subjekt i vetingut, t’i nënshtrohet procesit dhe te kemi nje parlament te painkriminuar. Vendi ka nje qeveri produkt i zgjedhjeve te viti 2013-te dhe mandati i skadon pas 3 muajsh. Prioritet per vendin mbetet vetingu. Vetingu duhet te implementohet me gjakftohtësi, me objektivitet, se ketë kërkojnë shqiptaret. Perse jo te mos shtrihet me vone edhe ne politiken shqiptare. Ajo qe kërkohet është qe ky proces te përjashtohet nga paragjykimet, sepse me kujton ate shprehjen popullore, “ujku, ujku, çakalli bën kërdinë”.

 

Ministri i  bujqësisë i beri apel Partisë Demokratike te behet pjese e parlamentit, pasi vetëm aty zhvillohet debati politik dhe miratohen ligjet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *