E shtunë, 26 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Panariti: Në luftë nuk ke kohë për kolaudimin e pushkës, duhet të qëllosh menjëherë!

Ish-ministri Edmond Panariti deklaroi se e vetmja mënyrë që të mbahet nën kontroll koronavirusi është që të zbulohen dhe izolohen sa më shpejt rastet. Me anë të një postimi në “Facebook” ai tha se duhet që analiza dhe përgjigja të jepen për 20 minuta, me qëllim që pacienti të mos ketë mundësi të përhapë virusin.

 

“Ashtu si në luftë edhe ndaj COVID, fiton ai që godet më shpejt dhe i pari! Prandaj zbulo, blloko dhe izolo shkurt dhe shpejt! Kjo është rruga e bllokimit të infeksionit të COVID – 19 ! Kontroll aty në vend! Me strip test, mundësisht pa lëvizur, pa prekur, pa takuar me të tjerë nga ai që do analizohet! Per 15 – 20 min merr rezultatin Po, Jo!! Që do të thotë, karantinë e detyruar ose jo! Nuk ja vlen perqasja, ta morëm kampionin tani, ik se do të njoftojmë pas 24 orësh për rezultatin nga laboratori qendror. Sepse kur vjen pergjigja, pacienti ka lëvizur dhe infeksioni ka marrë dhenë. Sepse te COVID, jo ora por minutat dhe sekondat bëjnë diferencën!”

 

Për Edmond Panaritin, Kina, Koreja dhe Singapori përdorën këtë metodë dhe prandaj e fituan betejën me koronavirusin.

 

“Nëse Kina, Korea dhe Singapori patën sukses në kontrollin e infeksionit, është se ishin të parët që zbatuan teknikat e shpejta, të thjeshta jashtë laboratorike imunokromatografike për zbulim, bllokim në vend të infektuarve. Këtë e bënë me strip teste, analiza që nuk kanë nevojë për laborator dhe mbahen me vete nga inspektorët e shëndetit. Këto vende nuk pritën validimin burokratik nga institucionet, të testeve por i hodhën për veprim. Fituan kohë dhe frymëmarrje, duke qenë hapa para vendeve të tjera në luftën ndaj infeksionit! Vendet e tjera, nuk kuptuan se në luftë, nuk ke kohë për kolaudimin e pushkes, por duhet të qëllosh menjëherë dhe i pari! Ose do të goditesh!”

 

 

 

Vazhdo të lexosh