Edmond Panariti, ish ministër e konsideron skandal prekjen e Kushtetutes për të bërë ndryshime sa i takon aspekteve zgjedhore.
Përfaqësuesi i LSI shton se është e pafalshme të bëhen ndryshime Kushtetute në mungesë të një Gjykate Kushtetuese.
Është skandaloze dhe e pafalëshme të prekësh Kushtetutën në mungesë të Gjykatës Kushtetuese!Në këto kushte pavarësisht vlerave të qëndrimeve teorike parimore të gjithsecilit lidhur me sistemet apo votimin preferencial , nuk mund të shkohet përtej konsensusit politik të pesë Qershorit për reformën zgjedhore !Sepse nuk mund të preket Kushtetuta kur mungon garanti i saj.
Panariti shton se vendi nuk mund të shkojë në anarki e për rrjedhoje PS duhet të tërhiqet nga ideja për të votuar ndryshimet Kushtetuese.
Nëse nuk duam ta çojmë vendin në anarki! Këtë e kanë kuptuar partnerët tanë strategjikë të cilët kërkuan miratimin e marrëveshjes pa vonesë .Për këtë arësye, në absurdin e madh të një vendi pa Gjjykata supreme dhe ku legjitimiteti i çdo pushteti dhe i proceseve demokratike është në pikëpyetje të rëndë, çdo orvatje për ndryshime të Kushtetutës është skandaloze. Nuk lipset të jesh jurist për ta kuptuar këtë.Besoj se ka mbetur ende një fije përgjegjshëmërie te Partia në pushtet për të mos e lejuar këtë.





