E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Panariti: Jugu, i pastër nga dermatoza nodulare

Zona jugore e vendit mbetet imune ndaj sëmundjes se dermatozës nodulare. Garancinë e ka dhëne vete ministri i Bujqësisë Panariti, i cili inspektoi nje femre ne fshatin Hamil, ne Dermenas te Fierit. Sipas ministrit kjo garanci vjen flas vaksinimit, proces i cili ka nisur prej kohesh, duke parandaluar përhapjen e sëmundjes. Ministri Panariti ka shprehur bindjen se brenda dy javësh beteja me kete infeksion do te jete e fituar, ndërsa eshte ndalur edhe tek situata ne te gjithë vendin. Deri tani ne Fier është shpërndare sasia e pare prej 1 200 doza dhe ka mbërritur edhe doza e dyte me 1 200 te tjera. Vaksinimi po kryhet ne njësite administrative Libofshe, Dermenas, Levan dhe Cakran.

Më shumë video

Reklamë