Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti deklaroi se Shqipëria ndodhet ndër vendet e para për import të prodhimeve bujqësore. Panariti u shpreh në rrjetet sociale se diçka e tillë ndodh për shkak se qeveria nuk mbështet fermerin.

“Si asnjëherë si më parë! Importet e prodhimeve bujqësore në krye të listës së importeve të vendit. Në vend që të kryesojmë me importe të makinerive, linjave teknologjike, sot jemi të parët në importe të frutave, qumështit,vajit, miellit e me radhë. Goditje e prodhimit dhe e agropërpunimit. Kosto e lartë e prodhimit vendit , mos mbeshtetja financiare e fermerit është shkaku. Pa përmendur që jemi i vetmi vend Evropian që nuk i dhamë asnjë qindarkë financim nga paketa anti covid, bujqësisë dhe fshatit. Japim vetëm 3 euro financim për hektar tokë bujqësore pra rreth 40 herë më pak se fqinjët tanë dhe shumë më pak se mesatarja e Evropës.”

Sipas tij, Shqipëria po korr atë që ka mbjellë: një bilanc të thellë negativ financiar për bujqësinë dhe fshatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *