Edmond Panariti ish minister i Bujqësise e konsideron koronavirusin një rrezik “ekzistencial” per njerezimin.

Ish deputeti i LSI, nëpërmjet një statusi në facebook shkruan se Gripi Kinez madje edhe me kercenues se armet berthamore dhe ndryshimet klimatike!

Panariti heq paralelizma edhe me pandeminë e gripit spanjoll në vitin 1918 nga I cili sipas tij, gjeten vdekjen 100 milion njerëz.

 

Fakte : Pandemia e gripit spanjoll ne vitit 1918, e cila zgjati gati dy vite, preku 500 milion vete ane e mbane botes dhe nga keta vrau 100 milion . Pra nje ne pese vete vdiqen! Popullsia e botes ne ate kohe ishte 1,7 miliard banore. Pra rreth nje ne kater vete u semur dhe nga te semuret 20% e tyre vdiqen. Pra rreth 5% e popullsisë boterore e asaj kohe u zhduk nga gripi. Aq shumë dhe shpejt u perhap virusi sa u semuren njerez edhe ne polin e Veriut dhe u preken deri fise ne ishuj te humbur te Paqesorit… Sa shkruajta me lart ka ndodhur dhe eshte e dokumentuar. Kini parasysh se atehere njerezimi nuk levizte kaq shpesh dhe shpejt sa sot.
Hipoteza : Nese situata e vitit 1918, do te perseritej sot, do te vriteshin 300 milion vete ne shkalle Botërore. Por besoj dhe shpresoj se teknologjia e parandalimit te epidemive tani nuk do ta lejoje kete. Zoti na ruajte!

 

 

Koronavirusi është përhapur me shpejtësi gjatë muajit janar sidomos në shumë zona të Kinës ku janë me mijëra të prekur dhe 213 të vdekur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *