Bota
“Panama papers”, reagon Putin

Presidenti rus Vladimir Putin reagon për herë të parë pas skandalit të mashtrimit financiar “Panama papers” duke mohuar të gjitha akuzat në drejtim të tij për korrupsion. Kreu i Kremlinit tha se deklaratat dhe shkrimet kundër tij janë bërë nga kundërshtarë të jashtëm që përpiqen të destabilizojnë Rusinë. Presidenti rus ka qenë në qendër të akuzave që në ditën e parë të publikimit të mashtrimit financiar me kompanitë offshore. Bashkëpunëtorë të ngushtë të tij shfaqen në materialet e firmës “Mosak Fonseka”, sipas të cilave ngrihen dyshime se Putin ka qarkulluar para në vlerën e 2 miliardë dollarëve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




