Subscribe

Dy shoqëri anonime me juridiksion në Bahamas, 25 ndërmjetësues dhe 23 adresa lidhen në një mënyrë a një tjetër me Shqipërinë, në dokumentet e plota të publikuar në të ashtuquajturin skandal i “Panama Papers”. Dosja shqiptare e Panamasë përmend ndërmjetësues e aksionerë shqiptarë si Ismail Mulleti, ndërmjetësues dhe aksioner i kompanisë “GFI Technologies LTD” me seli ne Uashington, e cila zotëron edhe një pjesë të aksioneve të “GFI Albania”; Endrid Maloku, aksioneri e ndërmjetës i “Gardiner LTD” dhe Petraq Shumka aksioner i “Adphire Enterprises LTD”. E përbashkëta e këtyre tre emrave është se që të treja kompanitë janë izraelite. Aktualisht vetëm “GFI Technologies” ka status aktiv. Në këto materiale të publikuara nga konsorciumi i gazetarëve ndërkombëtare janë dhe tre adresa biznesesh në Korçe, Tiranë e Lezhe, respektivisht të kompanive kineze, arabe e indoneziane. Nga kontrollet në QKR, nuk figuron asnjëri prej këtyre bizneseve të operojë në Shqipëri. Një dite me pare, rrjeti i gazetarëve publikoi 5 kompani offshore, katër prej të cilëve, kanë patur juridiksion në ishujt britanik virxhin. Nga këto dy prej kompanive si “Albania Grup Holdin Limited” dhe “Albania International LTD” rezultuan jo aktive.
Ne “Panama Papers” përfshihen te dhëna per 200 mijë subjekte dhe individë nga mbi 200 vende të botës dhe territore të lidhura me llogaritë e fshehta bankare. Ky skandal shpërtheu pasi 11.5 milion dosje rrodhën nga firma ligjore “Mossack Fonseca”. Dokumentet i referohen një periudhe afro 40-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *