E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Panairi veror i librit në Pogradec

Për të dytin vit radhazi është organizuar panairi veror i librit në qytetin e Pogradecit. Ky panair ofron ulje të çmimeve deri në 50%. Të gjithë qytetarët dhe vizitorët e huaj tashmë kanë mundësi të përfitojnë nga ofertat. Pushteti lokal në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës kanë për synim ta kthejnë këtë panair në traditë. Shtëpitë botuese shprehen se janë përpjekur t’i përshtaten shijeve të lexuesve dhe stinës së verës. Edhe qytetarët shprehen te kënaqur me cimet dhe shumllojshmerine e librave. Panairi veror i librit ofron botime te zhanreve te ndryshme, filozofike, historike, monografike etj.

Më shumë video

Reklamë