E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Panairi i punës në Fier, rreth 1200 vende të lira 

Kryeministri Edi Rama ka vizituar panairin e punës në Fier. Shefi i qeverisë ka parë nga afër ofertat që sektori privat ka prezantuar për punësim. Në këtë panair janë afishuar rreth 1200 vende të lira, të kategorive e profileve të ndryshme. Për një pjesë te madhe  të tyre, zyra e shërbimit kombëtar të punës ka mundësuar ndërmjetësime për punësim real. Kreu i qeverisë është interesuar personalisht tek stendat në panair dhe çka mund të përfitojnë individë nga familje të dala prej skemës së ndihmës ekonomike. Për kryeministrin Rama, këto panaire janë një dritare e rëndësishme, ku qytetarët mund të marrin oferta për punësim.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë