Subscribe

Pandemia nuk e ndaloi Panairin e Librit as në këtë edicion të 23-të. Sigurisht në një formë tjetër tradita do të vazhdojë dhe diskutimet mbi librin askush nuk do t’i humbasë, pasi do të shfaqen në disa projektorë të vendosura në pikat kryesore të kryeqytetit.

Kjo është një nga zgjidhjet që kanë gjetur organizatorët, që libri mos humbasë nga vëmendja e lexuesit.

“PETRIT YMERI

KREU I SHOQATES SE BOTUESVE

Në qytetin e Tiranës tek disa pika do vendosne ekran lede, ku do të shfaqen aktivitetet drejtpërdrejtë, ose dhe të regjistruara që mos të ketë përplasje.”

Të gjithë ata që kanë një listë titujsh, veç mundësisë për ti marrë në libraritë kryesore të kryeqytetit do të mund t’i porosisin librat edhe online.

“Përveç librarive kemi mundësuar që librat të shiten onilne në disa rrjete portale online të stimuluara nga shtëpitë botuese me ulje të konsiderueshme.”

Panairi do të nisë të enjten për tu përmbyllur të dielën më ndarjen e çmimeve të autorit të vitit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *