E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 50 minuta më parë
Video · Kulturë

Panairi i librit në “Concord Center”

Më shumë se kushdo, këtë të diel kanë qënë fëmijët të cilët janë ulur pranë librave dhe kanë shfletuar aventurat që ndodhen në brendësi të tyre. Dita e dytë e panairit të librit në qendrën “Concord” ka sjellë mjaft të interesuar të cilët vlerësojnë vente të tilla. Disa na tregojnë se edhe çmimet e librave ishin shumë të leverdishëm. Mirela Jaho nga botimet “MAX”, thotë se ky panair është një mundësi shumë e mirë për të promovuar librat e rinj.
Shtëpitë më të njohura botuese zgjodhën “Concord Center”, për t’i dhënë ditës botërore të librit një afrim më të madh me publikun. Si shpërblim, të gjithë dashamirësit e librave mund të përfitojnë ulje deri në 50%.

Më shumë video

Reklamë