Subscribe

Panairi i librit rikthehet nga kjo e premte në “Bookland”, librarinë më të dashur në kryeqytet për të tretin vit radhazi.

 

Që prej hapjes së saj në vitin 2020 e deri më tani ka sjellë për lexuesit titujt kryesor edhe ekskluziv të librave si dhe botimet më cilësore për të qenë sa më pranë lexuesit. Uljet të cilat arrijnë deri në 50% do të përfshijnë numrin më të madh të botimeve.

 

 

ENKELEJDA KOLECI

MENAXHERE E “BOOKLAND”

“Ne e rikthejmë panairin sërish por këtë herë me një ndryshim qe vjen në muajin Tetor, meqë përkon me muajin dedikuar librit. Larmishmëria e titujve që kemi përzgjedhur është e gjerë dhe jemi munduar të bëjnë një përzgjedhje të titujve më cilësor dhe më të mirë të cilët në fakt janë dhe tituj trend të momentit. Pse jo duke përfshirë edhe titujt e reja që kjo periudhë ka patur”

 

“Bookland” si një prej destinacioneve kryesore të lexuesve në vend edhe këtë herë ka menduar për të gjitha grupmoshat.

 

ENKELEJDA KOLECI

MENAXHERE E “BOOKLAND”

“Jemi përpjekur që të përfshijmë të gjithë pjesën e familjes duke filluar që nga fëmijët, që nga grupmoshat me të vogla deri te më të riturit. Sigurish kemi bërë një përzgjedhje edhe për librat për fëmijë duke i parë si një sektor shumë i rëndësishëm.”

 

Përfaqësues të “Bookland” vlerësojnë faktin që nga muaji në muaj interesi për librin është në rritje, veçanërisht nga të rinjtë të cilët kanë qenë ndër blerësit e parë që kanë vizituar panairin. Ndaj për të nxitur dhe për të afruar edhe më shumë lexuesit me librin,  në çdo panair që “Bookland” organizon ka gjithmonë risi dhe oferta që rrallë herë mund të gjenden.

 

Për të gjithë të interesuarit që duan të përfitojnë nga oferta në panair deri më 15 tetor, “Bookland” është shumë pranë: te galeria “ETC” në katin e dytë dhe online në bookland.al.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *