Subscribe

Panairi i librit ka çelur dyert per vizitoret. 100 shtëpi botuese nga vendi por dhe nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut per 4 dite me radhe do te ekspozojnë 110 tituj te rinj per lexuesit.

 

Edhe pse e mërkura ishte dita e pare vizitoret nga grupmosha te ndryshme ishin te shumte.

 

Botimet Living per ketë edicion kane sjelle 10 tituj te rinj per lexuesit bestsellerët “Une dhe Hemingwej” nga Paula Mclain, Gruaja sekrete nga Gill Paul.

 

Nobeliste dhe bestsellerë i gjen edhe ne stendat e tjera te panairit. Nuk mungojnë edhe autoret shqiptare te cilët ne kete panair i prezantojnë lexuesve librat e rinj. Vizitoret dhe  lexuesit nuk ngurrojnë te japin përshtypjet e tyre, por te ngrëne edhe shqetësimet per cilësinë e botimeve.

 

Gjate ditëve te panairit te librit aktivitetet do te jene te shumta. Nga bisedat e autoreve me lexuesit apo edhe seminaret.  Edhe ne kete edicion botuesit ankohen per mungesën e mbështetjes financiare per librin.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *