Panairi i gjelit të detit në Lezhë , femerët: Kërkojnë kujdes në rritje. Tregu mbetet sfidë
Në Lezhë u organizua këtë të shtunë panairi i gjelit të detit, i cili konsiderohet një mundësi e rëndësishme për promovimin e produkteve vendase dhe veçanërisht të gjelit të detit, i cili prej dekadash është simbol i zonës.
Mbajtësit e gjelit të detit në zonën e Mabes treguan se rritja e këtij shpendi kërkon shumë kujdes dhe është një proces i lodhshëm. Për shumë prej tyre, sfida më e madhe mbetet tregu, pasi produkti shitet kryesisht gjatë festave të fundvitit, periudhë në të cilën kërkesa rritet ndjeshëm.
Panairi u mbyll me ekspozimin e dhjetëra gjelave të detit dhe produkteve të tjera tradicionale të Zadrimës, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke i rikujtuar publikut rëndësinë e ruajtjes së traditave bujqësore.
/vizionplus.tv




