E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Panairi i ëmbëlsirave në Maliq

Zhvillohet ne Maliq edicioni i 9-te i panairit te ëmbëlsirave, prodhimeve bujqësore e blegtorale e bletërritësve. Për herë të parë në këtë panair u prezantuan edhe prodhimet e njesive administrative të Maliqit. Fermerët, por edhe amvisat sollën produktet me te veçanta te zonave të tyre që nga mishi i pjekur ne hell, lakrori ne saç, petullat, e ëmbëlsira te ndryshme. Kryebashkiaku i Maliqit Gezim Topciu, tha se e veçanta e këtij panairi është se të gjitha produktet bujqësore dhe blegtorale janë te pastra pa kimikate dhe tepër te shijshme. Ne panair u prezantua edhe një koncert me këngë e valle te zonës, por edhe një koncert i filarmonisë Korinth ne Greqi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë