Subscribe

“Puna te vije te shtëpia, t’ju ftoje te kafja, nuk do te ndodhe qe gjumin t’ua prishe pune. Sepse puna kërkohet. Per ta gjetur duhen edhe disa kapacitete profesionale, kush i ka, e gjen punën. Ashtu si kundër kush ka kurajën e krijon përmes vetëpunësimit, kemi bere zero taksa, qeveria nuk e bën dot per asnjërin individualisht”.

Me kete batute, kryeministri Edi Rama u rikujtoi edhe njëherë te gjithë atyre qe kërkojnë pune te mos presin t’ua gjeje qeveria, por te angazhohen vete maksimalisht per ta siguruar nje te tille. Nga Panairi i Arsimit Profesional, kreu i qeverise ritheksoi se pengesa kryesore per zhvillimin e tregut te punës dhe investimeve mbetet mungesa e krahut te kualifikuar te punës.

55 perqind e punëkërkuesve te regjistruar nuk kane asnjë profesion ose janë vetem me arsim 9-vjeçar. Cila eshte perspektiva e punësimit per këta njerëz? Cilat janë ndërmarrjet qe mund te punësojnë gjithë kete mase? Është e pamundur. Nga ana tjetër kemi kudo, ne te gjithë aksin, Tirane-Durrës, çdo sipërmarrje qe ka nevoje per te punësuar te tjerë”.

Sipas kryeministrit, studimet dhe statistikat tregojnë se vendet qe kane nje arsim profesional te zhvilluar kane edhe nje norme me te ulet te papunësisë. Problemi me i madh per Shqipërinë, sipas tij, edhe per shkak te nje situate te trashëguar nder vite, mbetet mungesa e profesionisteve ne tregun e punës.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *