Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri denoncoi se qeveria ka shpallur fituese kompaninë me ofertën më të lartë për blerjen e pajisjes anti-COVID. Në një deklaratë për mediat, Pampuri akuzoi qeverinë se edhe në kohë pandemie e ka mendjen të vjedhë.

 

“Ndër 12 kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më të lartë se ofertat e skualifikuara. Në vend që paratë e qytetarëve të përdoren me kujdes në këtë kohë krize, qeveria e Edi Ramës, në mënyrë arbitrare, vendos t’i ndajë këto para me klanin që ofron më shumë para për xhepin e tij. Kjo është një qeveri që vjedh edhe në kohë pandemie.”

 

Orjola Pampuri u shpreh se kjo qeveri arrogante do të largohet më 25 prill.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *