Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ju përgjigj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për grumbullimet e PD. Përmes rrjeteve sociale, Pampuri tha se ministrja nuk duhet të frikësohet nga revolta e qytetarëve, por nga varfëria e tyre.

““Specialistja” e COVID-19, që drejton Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, mos të tmerrohet aspak nga grumbullimet, protestat dhe revolta e qytetarëve të cilët janë të papunë, pa të ardhura, kanë mbyllur bizneset, nuk kanë me se të ushqejnë e të shkollojnë fëmijët, s’kanë para për medikamente, s’kanë para për të mbajtur familjen e përballuar mbijetesën, ndihma sociale është qesharake dhe kjo nëse kanë arritur të përfitojnë, shtresa e mesme është varfëruar e shtresa e varfër me vështirësi arrin të mbijetojë. Kjo është arsyeja që ata njerëz ishin aty. Askush nuk i beson më lojës tuaj me shifrat, kurbat e menaxhimin farsë që i bëtë kësaj situate, sipas urdhrave të “kryespecialistit” Edi Rama.”

Demokratja u shpreh se nëse ka një gjë për t’u shqetësuar, është mënyra sesi sillen policët me protestuesit, sjellja e drejtorit Ardi Veliu apo edhe infektimi i personelit shëndetësor.

Reagimi i Orjola Pampurit erdhi pasi pati kritika nga qeveria për një takim të liderit Lulzim Basha në Durrës, ku ishin mbledhur dhjetëra qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *