Përçarjet në Partinë Demokratike sa vijnë dhe thelohen akoma e më shumë. Pak ditë më parë, me ftesë të Gazment Bardhit 43 deputetë të opozitës u mblodhën në një tryezë, në të cilën nuk ishin të pranishëm Lulzim Basha dhe 10 deputetët që e mbështesin atë.

 

Deputetja Oriola Pampuri në një intervistë për “7pa5” ka ngritur pikëpyetjen se kush ishte arsyeja që solli ndryshimin e Gazmënt Bardhit në raport me Sali Berishën. Sipas saj, Bardhi ka qenë i vetmi emër që ka artikuluar akuza të një pas njëshme ndaj Berishës dhe tani krejt papritur mblodhi tryezën ku i pranishëm ishte edhe ish kryeministri.

 

Pampuri thekson se demokratët duhet të kenë një përgjigje për të krijuar një besueshmëri tek Gazment Bardhi.

 

Duhet që Bardhi tu japë përgjigje demokratëve që bëri një ndryshim qëndrimi. Asnjë nga ne nuk ka bërë asnjë akuzë përvecc non gratës. Ka qenë i vetmi që ka bërë akuza ndaj Berishës dhe doli i vetmi që ishte më i etur për këtë tryezë. Demokratët e kanë votuar dhe duan një përgjigje. Të marrëvesh vendimin në emër të demokratëve që ne jemi atje për të mundur Edi Ramën, Edi Rama po ky ishte edhe në 2021-shin kur more vendimin për të larguar zotin Berisha. Atëherë çfarë ndryshoi sot me para dy vitesh? Kjo është një pikëpyetje e madhe, shumë e madhe madje, është një dilemë që do të dojë një përgjigje dhe uroj ta marr sa më shpejt, por pa dhënë këtë përgjigje, asnjë lloj qëndrimi dhe veprimi të zotit Bardhi nuk mund të ketë më besueshmëri tek demokratët dhe shqiptarët”.

 

 

Pampuri më tej komentoi edhe zgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar i grupit parlamentar. Deputetja tha se Basha do ja delegojë drejtimin e grupit njërit nga nënkryetarët e Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *