E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Politikë

Pampuri: Gjëja e parë që do të bëjë PD, hapja e negociatave

Kandidatja për deputete e PD, Orjola Pampuri deklaroi se gjëja e parë që do të bëjë opozita kur të marrë qeverinë, do të jetë hapja e negociatave.

 

Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Pampuri akuzoi qeverinë se ka lënë shumë punë pa bërë.

 

Reklamë

“Ne e kemi garën me të majtën në përgjithësi, por edhe me punë të pambaruara të Erion Veliajt. Janë lënë shumë gjëra pa bërë, nuk është bërë asgjë. Gjëja e parë që do të bëjmë është hapat e shpejtë për përfshirjen e Shqipërisë në BE dhe për hapjen e negociatave dhe përmbushjen e kushteve.”

 

Orjola Pampuri nuk ka mëdyshje që PD fiton zgjedhjet.

 

“Kur takoja njerëz në 2017, ishte skepticizmi. Por katër vite pas, ka një frymë të jashtëzakonshme. Në 4 vite deri më sot ne kemi akuzuar qeverinë akutale për manipulim votash. Vota në 2017 u cenua dhe kjo nuk është thënë vetëm nga PD, por edhe nga ndërkombëtarët. Kjo ka qenqë një nga kushtet e BE për të hapur negociatat.”

 

Ajo tha se të gjithë kandidatët demokratë janë në terren për të garantuar fitoren e PD.

Vazhdo të lexosh

Reklamë