Ish-deputetja demokrate, Orjola Pampuri akuzoi qeverinë se nuk po mendon për arsimimin e fëmijëve me aftësi ndryshe.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Pampuri deklaroi se edhe këtë vit kjo kategori fëmijësh është jashtë vëmendjes së Ministrisë së Arsimit.

“Edhe pse në prag të vitit të ri shkollor, një vit aspak normal për shkak të Covid 19, qeveria ka lënë totalisht në harresë fëmijët me nevoja të vecanta. Një nga problematikat më të rëndësishme në vitin shkollor që lamë pas dhe që mbetet e pazgjidhur dhe larg vëmendjes së ministres së arsimit edhe këtë vit të ri shkollor, është arsimimi, edukimi dhe mbështetja për fëmijët me nevoja dhe aftësi ndryshe. Kryeministri në ikje Edi Rama, Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Kujdesit Shëndetësor Ogerta Manastirliu, i kanë lënë tërësisht jashtë vëmendjes së punës së tyre këtë kategori fëmijësh.”

Ajo shtoi se nuk ka asnjë plan as për transportimin e fëmijëve me aftësi ndryshe në shkolla. Sipas Pampurit, kjo kategori nuk kërkon lëmoshë, por thjesht trajtim me dinjitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *