E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pamjet nga vendngjarja, shpërthim me tritol bën copë- copë Audi-n në Shkodër

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi në orët e para të ditës së sotme, ku iu u vendos tritol një makine të parkuar.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00. Makina tip “Audi” që ishte parkuar pranë teatrit “Migjeni” është shkatërruar.

Siç shihet në foto tavani i mjetit është shkrumbuar nga flakët, ndërsa kofano e “Audi-t” është shkatërruar plotësisht.

Njoftimi i policisë:

Reklamë

Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

/vizionplus.tv

https://streamable.com/4z29cs

Vazhdo të lexosh

Reklamë