Qytetarë të shumtë janë mbledhur dhe po protestojnë përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë.
Protestuesit kërkojnë drejtësi për ngjarjen e Himarës dhe dorëheqjen e ministrave të Turizmit dhe të Brendshëm, ndërsa në duar mbajnë pankarta të ndryshme.
“Policia të vret nuk të mbron”- shkruhet.
Protesta e qytetarëve mbështet nga Partia Demokratike dhe fronti opozitar.
Në shesh ka mbërritur edhe kreu i PD Sali Berisha si edhe deputetë të tjerë demokratë.
Në protestë ka mbërritur edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Mir qe vielle policija po edhe vret njers te pa fajshem skan shpirt gjak pirsat po te ishte fmija etyre do e kishin be namin