E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pamjet e tmerrit, ja çfarë la pas zjarri në Greqi /FOTO

Largimi i flakëve të zjarrit në Athinë ka lënë pas pamjen fatale të shkatërrimit dhe rrënimit të çdo gjëje. Shumica e Matit, resorta e bukur bregdetare, e kthyer në epiqendrën e zjarreve më të rënda pyjore të Greqisë prej me shumë se një dekadë, nuk është më.

 

Tmerri i ditëve të fundit e ka lënë pa jetë këtë vend, rrugët e tij tashmë i ka mbuluar hiri e ndërtesa të rrënuara e të nxira, dëshmi e tmerrit që përjetoi komuniteti i atjeshëm pasditen e së hënës.

 

Reklamë

Deri më tani është konfirmuar se numri i viktimave ka arritur në 80, 180 janë të plagosur, mes tyre 10 persona po luftojnë me vdekjen.  Ndërkohë mbi 100 persona figurojnë të zhdukur, mes tyre shumë fëmijë.

 

Gjithashtu përpos shumë viktimave që janë gjetur të shkumbuar nga flakët ka dhe shumë të tjerë që janë gjetur të pajetë në ujë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë