E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Pamjet e rënda, rrahje masive në mes të Prizrenit

Përleshje masive janë filmuar në qendër të Prizrenit në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në lagjen Ortakoll.

Dy persona janë sulmuar nga disa persona tjerë sot në mes të rrugës në Lagjen Ortakoll në Prizren.

Në disa pamje që janë publikuar dëgjohet teksa personat që po godasin me shkelma viktimat bërtasin: “O hajn.. A vjedh ma”.

Reklamë

Sipas mediave vendase, që i referohen policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, personat e lënduar janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Dyshimet e para janë se viktimat kanë kryer disa vjedhje dhe për këtë arsye ka ndodhur edhe përleshja.

Më poshtë pamjet e rënda:

Vazhdo të lexosh

Reklamë