E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pamjet e arrestimit të Gjergji Cukalit, i dyshuar për vrasjen e ish policit

Policia e shtetit ka shpërndarë pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Arben Bilali ish polic.

Policia e Tiranës sqaron se pas një pune të mirëorgranizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur në datën  30.01.2019, ku në rrugën “Isuf Banka”, në Tiranë, mbeti i vrarë 50-vjeçari Arben Bilali.

Bazuar mbi provat e grumbulluara  Policia e Tiranës organizoi operacionin duke e finalizuar me vënien në pranga të autorit të dyshuar GJergji Cukali, 40 vjeç.

Gjergji Cukali në fakt është person me precedente të tjerë penale në fushën e trafikut të lëndeve narkotik dhe rrëmbimit të personit.

Reklamë

Dyshohet se në këtë rast ai është tradhëtuar nga gjurmet AND-së  të lëna në vendin e ngjarjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë