E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pamjet/ Aksident në Fier, automjeti përplas të moshuarin

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shën Pjetër të Fierit.  Një banor i  këtij fshati, 73 vjeç, teksa lëvizte me bicikletë është  goditur nga një automjet.

Pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe një ambulancë e cila e ka transportuar të plagosurin në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë