Dy të rinj u përfshinë në një sherr me hanxhar në mes të rrugës. Ngjarja u regjistrua në rrugët e Londrës, ndërsa janë publikuar edhe pamje nga momenti i përleshjes.

 

Dy burra përgjakin njëri-tjetrin me mjetin e mprehtë, ndërsa dëshmitarët ulërasin të tmerruar. Në sherr u përfshi edhe një person i tretë, para se të vinte policia dhe të shoqëronte në komisariat dy autorë të dyshuar, njëri 31 dhe tjetri 26 vjeç.

 

Njëri prej tyre mori dëmtime në kokë, ndërsa tjetri plagë në krah, gjoks dhe shpinë. Autoritetet u bëjnë thirrje dëshmitarëve të mos shpërndajnë pamjet e rënda të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *