Pamje shokuese në Los Angelos/ Të pastrehët degdisen në parkimin e makinave

Skandal dhe polemika në Los Angelos. Një numër I madh të pastrehesh janë “sistemuar” në një parkim të madh të hapur nga frika se ata mund ta përhapin më shpejt koronavirusin nëse nuk qëndrojnë të gjithë në një vend. Auotoritetet e morën këtë vendim pas mbylljes së qëndrës së strehimit të Karitasit Katolik, pasi një punonjës aty doli pozitiv me COVID-19.
Mirëpo ky vendim dhe fotot që vijnë nga qëndrimi I tyre në vendparkimet e mjeteve në “Cashman Center” ka sjell mjaft polemika në një qytet ku janë të paktën 1500 shtreter hotelesh të lira në këtë kohë të mbylluar si pasojë e masave për COVID-19.. Ulja e tyre në beton dhe me distancë sociale nga njeri-tjetri mbi 2 metra ka sjell reagimin e ashpër të komentuesve në rrjetet sociale.
Madje për këtë rast ka reaguar Papa Francesku I cili shkruan se këto pamje të godasin në shpirt duke shtuar se këto ditë të vështira madje nxjerrin në pah edhe mjaft probleme të fshehura në shoqërinë njerezore.





