E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

PAMJE/ Shkrumbohen gjatë natës automjetet e ish-sportistit të Vllaznisë në Shkodër

Dy automjete në pronësi të ish-sportistit të Vllaznisë, Sabaudin Hoxha, janë shkrumbuar gjatë natës në Shkodër.

Policia njofton se janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, në pronësi të shtetasit S. H. 

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.   

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, shkruan policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë