E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Pamje nga shtëpia e tmerrit, britmat ulëritëse të grave pas krimit të trefishtë

Një krim i rëndë në familje u shënua mesditën e kësaj të marte në fshatin Xibër-Hane të Klosit.

 

Një konflikt për çështje prone bëri që dy vëllezërit, Sali Dakuci dhe Kujtim Dakuci të përplaseshin fizikisht e më pas të përdornin edhe armën.

 

Reklamë

Konflikti ndodhi në banesën që shihni në videon e mëposhtme. Vizion Plus ka siguruar pamjet gjatë momentit kur transportohet me ambulancë drejt morgut njëri prej viktimave, ndërkohë që në sfond dëgjohen britmat ulëritëse të grave të familjes.

 

Krimi I rëndë u shënuar rreth orës 14:30. Sipas burimeve, Sali Dakuci pas konfliktit me vëllanë, Kujtim Dakuci ka hapur zjarr me pistoletë ndaj këtij e më pas edhe ndaj nipit të tij F.D., rreth 19 vjeç I cili po ndërhynte për të shuar konfliktin.

 

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital Kujtim Dakuci e më pas djali I tij, F.D., teksa po merrte ndihmën mjekësore në qendërn spitalore të Klosit.

 

Pas kësaj ngjarjeje, autori Sali Dakuci ka qëlluar vetën në banesë duke I dhënë fund jetës.

 

Policia dhe grupi hetimor janë në vendin e ngjarjes për të zbadhur shkaqet e vërteta që çuan në këtë masakër të rëndë brenda familjes.

 

Më shumë video

Reklamë