Subscribe

Vizion Plus publikon ekskluzivisht për herë të parë disa pamje brenda pistes së aeroportit të rinasit, gjatë supergrabitjes së rreth 6 mln eurove mesditën e 9 prillit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket që furgoni me mbishkrimin “ hetimi tatimor ” pasi shpërthen derën e zjarrfikseve, vazhdon rrugën në pistë i pashqetësuar nga askush.

Për të shmangur kontaktin me pasagjerët dhe patrullat e ICTS-së , furgoni i grabitësve kalon nga pas avionëve të parkuar për të mbërritur tek tek avioni ku po imbarkoheshin paratë drejt Vienës, i cili ishte i fundit në rradhë.

Në pamje duken mjetet e kompanisë private për sigurinë e aeroportit që lëvizin në drejtim të kundërt me grabitësit ndërsa nga hetimi ka rezultuar se strukturat e policisë kufitare rinas, janë vënë në dijeni të paktën 5 minuta me vonesë pas çarjes së rrethimit.

Në këtë moment një furgon i policisë së rinasit me disa efektivë reagon menjëherë duke shkuar në drejtim të itinerarit të grabitësve por këta të fundit kishin dalë nga pista nga një portë tjetër fundore emergjence e aeroportit.

Gati një muaj pas supërgrabitjes së Rinasit 6 persona janë vënë në pranga , 5 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa një nga krerët e dyshuar të grupit Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Krahas zbulimit të autorëve hetimet pritet të nxjerrin në pah edhe pergjegjësine e koncesionarit dhe komapnisë për sigurinë brenda rrethimit ndërsa pas ngjarjes aeroporti u mor në kontroll nga policia e shtetit dhe forcat e ushtrisë të cilat vijojnë të ruajnë rrethimin e jashtëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *