Subscribe

Hetimet i katër dosjeve të  ashtuquajtur VIP gjatë 2016-es nuk kanë qenë të plota e të thelluara. Në këtë konkluzion ka dalë misioni i PAMECA 4, i cili lëshon kritika mbi punen e prokurorisë, gjykatave dhe policisë ne vendin tone. Rasti i pare ku ndalet misioni është çështja e pajisjes të përgjimit, ku u akuzua Drejtori i Policisë Haki Çako dhe dy vartësve të tij.

“Nuk kishte asnjë të dhënë që pisja IMSI Catcher të ishte në gjendje të kryente përgjime. Për më tepër, vendimi i gjykatës mund të ndikonte negativisht hetimet proaktive në proces apo ato në vijim lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin e kryer nga FSO pasi policia do të kishte më pak burime njerëzore duke qenë se drejtuesit e FSO prekeshin direkt për shkak të masës së sigurisë arrest në shtëpi të drejtuesit të FSO. Në të vërtetë, Gjykata e Apelit të Tiranës e ktheu vendimin e Gjykatës së Rrethit lidhur me pezullimin e Drejtorit të PSH”.

Per dosjen e Emiliano Shullazit, i cili përmendet me iniciale E. Sh, theksohet se hetimi i policisë dhe ai i akuzës, u krye në mënyrë te vakët e të përgjithshme, duke mos mbledhur prova e dëshmitarë per ta fajësuar ate.

“Hetimet nuk janë kryer në mënyrë të thelluar për të arritur një rezultat konkret në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Faktet përshkruhen në mënyrë të vagët e të përgjithshme, pa ndonjë referencë kohore dhe vendi të sjelljes së supozuar kriminale, për shembull, të modaliteteve të kërcënimeve të bëra, dhe pa ndonjë referencë për burimin e provave të mbledhura (përgjime, deklarime dëshmitarësh, etj.) dhe për personelin e angazhuar në hetim”.

Ndërkohe, sa i takon procedimit ndaj kreut te bashkisë së Kavajës, PAMECA konstaton se vendimi i Gjykatës së Tiranës për ndryshimin masës së sigurisë, nuk kishte arsyetim serioz.

“Vendimi i Gjykatës nuk përfshin ndonjë arsyetim serioz lidhur me ekzistencën e njërës prej kushteve për masë parandaluese të nxjerra nga Gjykata. Në përgjithësi, vërehet një tendencë e sistemit të Gjykatave për të miratuar çdo kërkese të Prokurorisë për zbatimin e masave të sigurisë për çështje sensitive. Sidoqoftë, masa fillestare e paraburgimit u ndryshua në “arrest në shtëpi” nga ana e Gjykatës së Apelit.’

Ne fund, specialistet e PAMECA-s kane marre ne analize edhe çështjen e ekstradimit te Arben Frrokut. Misioni nënvizon se autoritetet holandeze, nuk jane te interesuar ta mbajnë te dënuarin përjetë në territorin e tyre dhe për këtë arsye duhen përshpejtuar procedurat për rikthimin e tij ne Shqipëri.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *