Nënkryetari i PD, Edi Paloka takoi këtë të martë banorët e përmbytur në Shijak. Ai nuk la pa akuzuar qeverinë për situatën, duke e hedhur fajin edhe tek bashkia.

 

Paloka deklaroi se për socialistët e rëndësishme është çfarë marrin për vete dhe jo të kujdesen për qytetarët.

“Një situatë e vështirë si pasojë e përmbytjeve edhe në Shijak! Si për ironi pikërisht përballë godinës së bashkisë dhe rrotull saj janë dhjetëra banesa që ju ka vajtur uji edhe mbi një metër në shtëpia e biznese. Edhe këtu banorët e drejtojnë gishtin nga pushtetarët që jo vetëm janë direkt përgjegjës për këtë situatë që ka filluar vitet e fundit, po as nuk pranojnë të ndihmojnë e dëmshperblejnë bizneset dhe familjet që kanë pësuar dëme të mëdha. Vetë bashkia është përgjegjëse direkt për përmbytjet në këtë zonë, pasi siç thonë banorët, ka mbushur me inerte lumin Erzen pikërisht tek këmbët e urës në hyrje të qytetit, për të ndërtuar parkim për makinat e zyrtarëve të bashkisë…! Si kudo “rilindasit” kujdesen vetëm çfarë do fusin në xhepat e tyre, po nuk ju hyn fare në xhep nëse qytetarët kanë probleme apo jo.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *