Subscribe

Partia Demokratike sërish ju ka bërë thirrje qyetarëve që ti bashkohen protestave të opozitës. Nënkryetari i grupit të PD, Edi Paloka pas përfundim të mbledhjes se grupit, është shprehur se diskutimi është fokusuar  tek organizimi i protestave, veçanërisht tubimit të madh te 16 shkurtit.

 

Në deklaratën e tij për mediat Paloka theksoi se protesta është e vetmja rrugë për rrezimin e qeverisë Rama

 

“Grupi i PD diskutoi për protestat dhe përgatitjet  dhe nevoja për të protestuar kundër një kryeministri që kupton vetëm këtë rrugë.  Nëse qytetarët nuk reagojnë e nuk i bashkohen thirrjes së opozitës, çdo gjë do të shkojë keq e më keq. Po rriten taksat, varfëria emigracioni  etj. Qëllimi që ne po thërrasim qytetarët është të vijnë të gjithë ata që kanë një hall, ata që u prishen shtëpitë, që kanë fëmijët në shkolla, biznesi për taksat etj, pra kushdo që ka një hall, duhet të ngrihet e të protestojë kundër Edi Ramës, ndryshe ai do bëjë arrogantin e do shkelë me këmbë shqiptarët.

 

Gjithashtu në fjalën e tij nënkryetari i PD-së ka replikuar edhe me ambasadorin e BE-së Luixhi Soreka, i cili deklaroi se vendi i opozitës është në parlament dhe institucione.

 

“Ambasadori i BE-së, dy javë më parë deklaroi hapur se lufta ndaj krimit në Shqipëria ka mbaruar. Madhe edhe ajo luftë që kishte filluar në thonjëza me të famshmen ‘Forca e Ligjit’, një ministër paraardhës i Ramës, edhe ajo luftë është ndërprerë. Edhe për këtë pjesë shqiptarët duhet të ngrihen që të mos bëhen viktima të krimit kudo që dalim. Dhe më mirë se sa shqiptarët që kërkojnë të integrohen në Europë, më mirë se sa ne që jemi viktima të këtij regjimi, nuk mund ta kuptojë asnjë tjetër. Ne presim, meqë përmendët integrimin, ose më mirë prisnim, që në qershor të hapeshin negociatat. Ambasadori e tha edhe këtë. Me këtë formë dhe me këtë regjim ku jemi, ashtu si po shkojmë përditë me Edi Ramën kryeministër, as negociata s’do ketë dhe gjërat do shkojë keq e me keq. Për këtë arsye i kemi thirrur qytetarët ti bashkohen opozitës dhe të protestojmë të gjithë bashkë për hallet dhe problemet që kanë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *