Subscribe

Duket se zgjedhjet e parakohshme nuk janë thjesht nje slogan per opozitën, por bindja se situata e vështire ku ndodhet vendi ka vetëm nje rrugëdalje dhe kjo është ballafaqimi me qytetaret. Nënkryetari i demokrateve Edi Paloka beson se përballja me koalicionin e majte, do te ndodhe me herët se qershori i 2017 dhe për këtë arsye, opozita po punon per nje program si dhe për nje koalicion me parti apo grupime qe nuk i kishte ne krah ne zgjedhjet lokale vitin e kaluar. Per te gjitha ata qe kane menduar se PD ka hequr dore nga protestat, Paloka thekson se ato janë pjese e aksionit opozitar si një prej mjeteve per te rrezuar qeverinë. Ne raport me rivalet politike, për Paloken, PS dhe LSI sot kane vetëm pazaret qe i bashkojnë. Pak dite me pare, ne mbledhjen e deputeteve, lideri i opozitës Lulzim Basha, e cilësoi 2016 si vitin kur aksioni për rrëzimin e qeverise, do te intensifikohet dhe opozita do te punoje ne dy linja: protesta dhe debat politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *