E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paloka reagon pas deklaratës së Escobar kundër dhunës në protestë, fajëson Bashën

Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së zv.ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar për aktet e dhunës në protestën e 8 janarit para selisë blu.

 

Deklaratës së Escobar i cili tha se “është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike”, Paloka u përgjigj duke fajësuar kryedemokratin Lulzim Basha.

 

Reklamë

“Këtë kutinë e votimit po i kërkojmë Bashës që në shtator, po ai bëri çdo gjë, e çoi PD drejt përçarjes së shkatërrimit, vetëm sepse nuk e pranon atë ‘kutinë e votimit’”, shkruan Paloka.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë