Subscribe

Opozita paralajmëron reagime te forta kundër mazhorances. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka sqaron se mungesa e opozitës ne seance dhe komisione është nje qëndrim qe ka lidhje vetëm me votimin e ligjit per teatrin, por do te merren vendime te tjera ne raport me te gjitha shkeljet e kësaj qeverie

 

“Reagimi politik jo vetëm per ligjin e teatrit, por per gjithçka qe po ndodh ne ketë vend, do te jete shume me i forte dhe absolutisht deri ne shtator ne do te marrim vendime qe do ta ndryshojnë realitetin politik ne Shqipëri.”

 

Ende nuk ka nje vendimmarrje konkrete si do te ndërtohet reagimi i opozitës kundër qeverise, por tashme eshte e qarte se PD nuk do te bashkoje votat me PS per asnjë ligj, përfshi këtu edhe ligjin qe i hap rruge emërimit te gjyqtareve e prokuroreve te rinj.

 

“Cfare po përpiqen te bejne me ketë ligj, ti japin Arta Markut dhe ca te tjerëve si Arta Marku te drejtën qe te zgjedhin prokurore dhe gjyqtare qe i do Edi Rama.”

 

Gjate muajve te fundit vëmendja e PD është përqendruar tek çështjet e rëndësishme qe kane te bëjnë me ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj e me pas edhe ligji per teatrin. Duke vendosur keto ne plan te pare, udhëzimi i kryetarit Basha per te mbyllur procesin zgjedhor brenda partisë ne nivel seksioni dhe grup seksioni deri ne fund te muajit qershor ka mbetur i pazbatuar dhe tashme është zyrtare qe zgjedhjet janë shtyre ne shtator.

 

“Rendësi ka qe ne te kemi nje procedure zgjedhore dhe nje proces zgjedhor brenda PD te mirëqene, jo sa per te thene sepse ne kete periudhe duhet ta pranojmë qe jo te gjithe jane te impenjuar ne kete fushate ne kete proces zgjedhor, kështu qe është pare me e arsyeshme qe procesi te vijoje ne shtator.”

 

PD nisi procesin e reformimit ne muajin mars, duke ndryshuar statutin ne kuvendin e 29 prillit. Pas këtij momenti duhet te kishte nisur procesi i zgjedhjeve nga baza deri tek sekretariati e nënkryetaret e partisë. Por tashme ky proces do te nise ne shtator e pritshmerite jane te mbyllet brenda nje kohe te shkurtër, per t’i dhënë mundësi PD te behet gati per zgjedhjet lokale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *