Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të medias në qeveri, Endri Fugës se po shpërdorojnë fondet publike për luks.

 

Në një postim në “Facebook”, Paloka teksa akuzoi ministrat e qeverisë si ndërlidhës të krimit me qeverinë, ngriti pyetjen se çfarë bënte kryeminsitri Rama me Vangjush Dakon dhe Endri Fugën në prill të vitit 2018 në aktivitetin vjetor të Yacht Club në Hotel Fairmont në MonteCarlo.

 

“Dikush me pyeti se pse Rama nuk e shet dhe Gjushin sic ben me te tjeret kur i cenohet interesi i tij. Arsyeja kryesore eshte se Gjushi, Tahiri, Balla, Ahmetaj, Gjiknuri e ca te tjere, jane personazhet qe kane kryer dhe kryejne punet e pista per Ramen. Ata jane jo vetem nderlidhesit kryesore te Rames me krimin po dhe me milionat e parave. E per me teper, per shkak te kesaj lidhjeje, ata mbajne te gjithe skelete te Rames ne sirtaret e tyre. Po mbase ju a shpjegon shqiptareve ky qe ja nxjerr koken Rama sa here eshte ne siklet, Fuga. Pak kohe me pare ky komsomolasi “modern”, qe administron tregun e mediave per shefin e tij, deklaronte se “te thuash qe Rames i pelqejne parate dhe luksi eshte cmenduri”…? Cfare benin ne prill 2018 ,Edvin Rama, Vangjush Dako dhe Endri Fuga ne aktivitetin vjetor te Yacht Club ne Hotel Fairmont ne MonteCarlo?”

 

Paloka i kërkoi kryeministrit dhe drejtorit të informacioni në Kryeministri që të japin shpjegime se me çfarë statusi ishin në takimin vjetor të njërit prej klubeve private me ekskluzive të globit.

 

“Me cfare statusi ishin keta, ne takimin vjetor te njerit prej klubeve private me eksluzive te globit (antaret e te cilit jane milionere dhe miliardere ) ne nje nga hotelet e cilesuara si “ekstremisht luksoz” te nje qyteti ekstremisht te shtrenjte si Monte Carlo ? Mos nxitoni te bertisni “shpifje” se ka edhe me…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *