Nënkryetari i PD, Edi Paloka theksoi këtë të shtunë se largimi i Fatmir Xhafajt ishte një hap i  domosdoshëm për luftën kundër krimit.

 

Në një postim në “Facebook”, Paloka nuk nguroi ta cilësonte largimin e minsitrit Xhafaj si një arritje të përpjekejeve të PD për pastrimin e politikës nga krimi.

 

Ai tha se pas Xhafajt është radhaqë para drejtësisë të jap llogari Saimir Tahiri.

 

“Largimi i Fatmir Xhafajt ishte hap i domosdoshëm për luftën kundër krimit. Largimi i tij është arritje e rëndësishme e përpjekjeve të pandërprera të Partisë Demokratike për pastrimin e politikës nga politikanët me lidhje me krimin. Tani është rradha që Saimir Tahiri të japë llogari para drejtësisë për kthimin e Shqipërisë në një plantacion droge. Tani duhet që të merren menjëherë të pandehur Taulant Balla dhe Vangjush Dako. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin duhet te marrë fundin e merituar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *