Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka diskutoi me banorët e zonës Sektor Rinia problematikat e infrastrukturës. Ai akuzoi mazhorancën se po bën sikur punon për shkak të fushatës elektorale.

 

“Unë zgjodha që të kem këtë zonë në përgjegjësinë time për këto zgjedhje dhe sigurisht për këto 4 vite që vijnë. Në 8 vite më mirë se ju nuk e di askush se çfarë ka bërë kjo qeveri. Tani po arnojnë rrugën dhe me një eskavator të vogël po pickojnë kanalin për të gënjyer njerëzit. Ajo rrugë në 8 vite do ishte bërë shumë herë, por tani duan t’u hedhin hi syve njerëzve.”

 

Paloka e quajti një program tullumbac planin elektoral të PS, pasi sipas tij aty premtohen vetëm aeroporte.

 

“Ne kemi një program jo si ai i Ramës, që lëshon disa tullumbaca. Në vend të na i zgjidhin problemet, ata bëhen vetë problemi. Janë me qindra dhe mijëra socialistë që kërkojnë largimin e tij një orë e më parë. Dhe ata kalojnë në të njëjtën rrugë si ju.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *