Drejtuesi Politik i PD në Durrës, Edi Paloka deklaroi për mediat këtë të hënë se opozita do të shpallet fituese e zgjedhjeve.

 

Ai tha se epërsia e deritanishme e PS është sepse janë numëruar votat në bastionet e saj, por premtoi përmbysje.

 

“Edhe në Durrës, PS po zbaton hilen me përzgjedhjen e kutive ku është vetë bastion. Ne jemi të qetë, tani ka filluar numërimi i kutive të Sukthit ku PS ka qenë bastion, por aty po fitojmë ne. Bastionet e tjera të PD nuk janë numëruar, ndaj prisni. Çfarë kemi thënë, do të dalë e vërtetë. Shqiptarët kanë votuar për ndryshimin dhe jemi të bindur se ndryshimi do të vijë. Presim ndryshim edhe në Durrës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *