Me tone të ashpra, nënkryetari i PD, Edi Paloka kërkoi përballjen me drejtësinë të të gjithë qeveritarëve që janë pjesë e aferave korruptive. Duke folur për inceneratorët përballë gazetares Pranvera Borakaj në emisionin “Quo Vadis”, Paloka tha se të dhënat që ka servirur opozita për këtë aferë dalin për të kuptuar se çfarë po ndodh.

 

“75 MLN Euro janë vetëm inceneratorët, aritmetikë e thjeshtë është, dalin e teprojnë. I kemi bërë me shifra që në fillimet e krizës dhe pandemisë, iu kemi ofruar recetat, gjë jo e zakonshme për një opozitë, i kemi ofruar receta të gatshme. Se Rama për fat të keq idetë i ka zero, e vetmja ide që ka ai dhe ky Veliaj janë si të vjedhim, vetëm këtë dinë të bëjnë ata, megjithëse i ka marrë të gatshme edhe kur i ka implentuar tek-tuk, i ka implementuar mbrapsht.”

 

 

Paloka paralajmëroi skandale edhe për fondet që dha BE për rindërtimin pas tërmetit. Ai tha se të gjithë ata që kapen mat, duhet të shkojnë në burg.

 

“Është e vetmja opozitë që ia ka dhënë edhe me formula, me llogaritje, ku t’i marrin paratë e ku t’i cojnë, por kur do t’i fusësh paratë në xhep dhe paguan 75 MLN Euro për incenerator që nuk ekzistojnë dhe 20 MLN Euro, një kilometër rrugë dhe të gjitha këto për t’i futur në xhep, kur vjedh dhe paratë që të ka dhënë Europa. Se do dalin, janë pazare të tjera ato të tërmetit, se nuk kemi hyrë akoma te ato, se ka skandale aty që duhet të përplasen në burg nga i pari, te i fundit. Duhet të përplasen në burg, të hidhen në burg, të gjithë, nga i pari te i fundit, nga Ahmetaj, te Rama, te Veliaj. Ahmetaj, ai po i menaxhon, ai po i fut në xhep paratë e tërmetit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *