Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka u shpreh i bindur se opozita do të fitojë më shumë se 80 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Ai nuk sheh konkurrencë dhe deklaroi për “Quo Vadis” se opozita në 2021 do të bëjë historinë edhe në qarqe që cilësohen të pandryshueshme.

 

“Me llogaritjet tona, ne do bëjmë ndryshim në të gjitha qarqet edhe te ato që duken të pandryshueshme, qarqe si Gjirokastra psh që duket sikur numrat nuk ndryshojnë, Kukësi është më vështirë p.sh. po them që dhe ne qarqet që duken më të vështira për tu ndryshuar ne do t’i ndryshojmë. Ndryshimet do të jenë më të mëdha në qarqet e mëdha. S’kam qejf të them numra, mjafton që ai 80% i shqiptarëve që nuk duan Ramën të jetë i vërtetë, pastaj mandatet mund të lëvizin, por të jeni të bindur se kapim mbi 80 mandate.”

 

Opozitën Paloka e sheh më të bashkuar se kurrë dhe theksoi se nuk mund të ketë asnjë largim të ndonjë aleati pas zgjedhjeve.

 

“Opozitë më të fortë, më të kosoliduar se kjo unë nuk kam parë në 30 vite, kështu që nuk ka pse.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *