E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paloka ironizon programin e PS: Rama lëshon disa tullumbace

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Durrësit, Edi Paloka ironizoi programin elektoral të PS. Gjatë një takimi me banorët në zonën Arapaj, Paloka i krahasoi premtimet e kryeministrit Edi Rama me lëshimin e tullumbaceve.

 

“Ne kemi një program jo si ai i Ramës, që lëshon disa tullumbaca. I mungon fantazia dhe premton aeroporte kudo që shkon, e ka mbushur Shqipërinë me aeroporte.”

 

Reklamë

Edi Paloka bëri ironi edhe me largimin e të rinjve nga vendi, duke u shprehur se kjo është e vetmja “arritje” e qeverisë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë