E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paloka ironizon Lleshin: Në vetëm tre dite pune, tre levizje të bujshme!

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar  pas sqarimit të Ministrisë së Brendshme për urdhrin e parë të dhënë nga zv/ministri Sandër Lleshit.

 

Në urdhrin e tij të parë në postin e zv.ministrit Lleshi urdhëroi moslejimin e administratës për të dalë për kafe jashtë institucionit.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook,  ai ironizon përgjigjen e Lleshit, ndërsa shton se ishte i bindur që ai nuk do të ishte efektiv në detyrën e tij të re.

 

“Dhe ne qe kishim dyshime se Lleshi i Rames nuk do ishte efektiv ne detyren e tij te re…

Ne vetem tre dite pune, tre levizje te bujshme ;

Diten e pare nxorri urdher qe administrata te mos pij kafe.

Diten e dyte urdheroi policine qe te merret me plehrat ( jo ato te krimit por me lekurat e bananave qe hedhin qytetaret)

Diten e trete nxorri sqarim per urdherin e dites se pare.

Neser pritet te nxjerre sqarim per urdherin e dites se dyte.

Po diten e peste ?”

Vazhdo të lexosh