Deputeti demokrat, Edi Paloka vlerëson që me kapërcimin e krizës në PD, duhet të krijohet një opozitë e fortë me qëllim largimin e Ramës nga pushteti.

 

Në emisionin “Quo Vadis”, i pyetur për marrëdhënien me LSI-në, ai tregoi se ka vërtetuar që kur bëhet fjala për të punuar në të mirë të vendit, është i gatshëm që të hedhë pas krahëve edhe çështjet personale.

 

Paloka rrëfeu se në kohën kur Ilir Meta ishte Kryeministër, ai u burgos. Por, kjo ngjarje, shtoi ai, nuk u bë shkak që të refuzonte bashkëpunimin me LSI-në në zgjedhjet e 2009-ës.

 

“Unë kam hyrë në burg kur Ilir Meta ishte kryeministër, për shkak të protestave. Ditën që Sali Berisha u dërgua në Drejtori të Policisë, unë kam qenë në makinë me të. Berisha doli, kurse unë i bëra ca kohë në burg, në atë kohë. Që në ato zgjedhje, të parat që bashkëpunuam me LSI, unë e kam hedhur poshtë këtë çështje personale dhe kam deklaruar që për më të mirën e vendit ne duhet të bashkëpunojmë. Kur unë e pranova bashkëpunimin atëherë për hatër të vendit, sigurisht që e shoh edhe këtë si domosdoshmëri, jo si diçka për t’u realizuar. Të gjithë bashkë duhet të jemi për të rrëzuar Ramën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *