E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paloka: Durrësi e di se “xhuxhi superman” është zari i “të fortëve”

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shprehur se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është ‘zar’ i të fortëve dhe se e kanë rrahur dhe e kanë poshtruar.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Paloka shkruan se, “supermani”, i mohoi të gjitha, por të gjitha i dijnë durrsakët dhe nuk i fsheh dot as sot e ca më shumë nesër.

 

“Xhuxhi, “supermani” qe e di gjithe Durresi se eshte zari i “te forteve”. E kane rrahur me shpulla, e kane poshtruar si kane mundur. I kane marre dhe familjaret për “shetitje me makine” kur ju ka vonuar plotsimin e premtimeve qe ju ka bere per zgjedhje… I mohoi te gjitha , por te gjitha i dijne durrsaket dhe nuk i fsheh dot as sot e ca me shume neser kur te mos kete as te Gjatin as Arten apo Doniken qe ta mbroje. Jane aty; pronat publike, tenderat, lejet e te gjitha favoret qe ju ka bere, jo vetem nje bande . Vazhdon te bej “cubin” dhe te kercenoje se votat i merr prape njesoj si djali i Rrahmanit ne biruce per perdhunim apo si shefi i tij kryelegeni, nga karrigia e kryeministrit. Vazhdoni, per aq sa dhe shqiptaret te durojne…”

Vazhdo të lexosh